Grida Duma: Nuk pranohen më zgjedhje gjysmake

Shqipëria

Grida Duma: Nuk pranohen më zgjedhje gjysmake

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:00
Grida Duma

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në “Tempora” në RTV Ora u shpreh se pas betejës së opozitës për votën e lirë, në Shqipëri nuk mund të pranohen më zgjedhje gjysmake.

Grida Duma: Si njohëse jo e paktë e çështjeve të integrimit unë di mirë që Brukseli  dhe aktori kryesor që është Gjermani, kur shohin që ka vullnet nuk merret gjerësisht pastaj a është realizuar 100%, por a është në rrugën e realizimit apo jo. Një gjë ju siguroj nëse ka vullnet mesazhi shkon drejt, nëse bëjmë sikur dhe këtë e kam në të gjithë spektrin politik. Nëse bëhet sikur për këto 3-4 çështje kryesore nuk ka zgjidhje. Dhe kur e them këtë nënkuptoj që edhe ne mënyrën se si do të sillemi ndaj reformës zgjedhore dhe ndaj gjithë paktës së alternativës duhet të kemi zgjidhje të plotë. Kemi nisur luftën për votën e lirë dhe tashmë nuk pranohen më zgjedhje gjysmake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat