Negociatat, Berisha: Rama i kënaqur deri në ekstazë që Shqipëria u nda nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria

Negociatat, Berisha: Rama i kënaqur deri në ekstazë që Shqipëria u nda nga Maqedonia e Veriut

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:05
Ilustrim

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se njeriu më i lumtur nga PO-ja me kushte e Gjermanisë për negociatat është kryeministri Rama.

Sipas Berishës, për Ramën nuk ka gëzim më të madh se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Berisha: O gëzim të madh ka sot Edvin Mafia se u nda Shqipëria nga Maqedonia e Veriut! Kënaqësi deri në ekstazë narkoshteti se morëm kushte, oh sa shumë kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut asnjë kusht, po mori vetëm një Po dhe hapi negociatat! Nesër Cakaj nga News Jorku: O kushte të medha ka sot Shqipëria, rroftë e qoftë Edvin Mafia!
Kurse Edvin Mafia: Nuk na duhen negociatat, por na duhen kushtet!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat