Po transportonte me furgon 24 shtetas të huaj, arrestohet i riu në Pogradec

Shqipëria

Po transportonte me furgon 24 shtetas të huaj, arrestohet i riu në Pogradec

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 10:42
Foto

Një 26-vjeçar, banues në Tiranë u arrestua në Pogradec,, në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, teksa po transportonte 24 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shtetasi E.D ra në pranga në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, 24 shtetas të huaj.

Mësohet se shtetasit ishin nga vendet e Lindjes së Mesme dhe synonin të shkonin drejt vendeve evropiane.

Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat