Sot debat në Bundestagun gjerman, votohet për negociatat me Shqipërinë

Shqipëria

Sot debat në Bundestagun gjerman, votohet për negociatat me Shqipërinë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:12
Foto

Në rendin e ditës të seancës plenare të Bundestagut gjerman janë parashikuar diskutimet dhe votimet për dy propozimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi që do të merret sot në Parlamentin e Gjermanisë do duhet të zbatohet nga Qeveria dhe kancelarja Angela Merkel në samitin e BE-së, në mes të muajit tetor.

Në faqen zyrtare të Bundestagut shkruhet:

Për “Marrëveshjen mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13508)

dhe

” Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13509).

Në propozimin për Shqipërinë janë vendosur edhe 9 kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë përpara se të nisë zyrtarisht procesi i hapjes së negociatave dhe diskutimi i kapitujve të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat