Manipulimi i zgjedhjeve, Rudina Hajdari: SPAK dhe BKH do ndërmarrin hapa ndaj politikanëve

Shqipëria

Manipulimi i zgjedhjeve, Rudina Hajdari: SPAK dhe BKH do ndërmarrin hapa ndaj politikanëve

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:14
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari beson se do të jenë SPAK dhe BKH, dy institucione të reja që pritet të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi, që do të ndërmarrin hapa ndaj atyre politikanëve që kanë manipuluar në të kaluarën zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas Hajdarit, edhe në Komisionin për Reformën Zgjedhore është theksuar se për të patur një reformë gjithpërfshirëse, duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë organizuar zgjedhjet në të kaluarën.

“Në të vërtetë, Komiteti Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, theksoi se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve, ata që kanë bërë zgjedhje në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Sidoqoftë, këto hapa do të ndërmarrin SPAK & BKH, pasi politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin”, thekson kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat.

Ditën e djeshme u organizua tryeza për Reformën Zgjedhore, e thirrur nga OSBE, për e cila u braktis në disa momente nga përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat