150 mijë euro për studentët ekselentë që do vijojnë studimet në SHBA

Shqipëria

150 mijë euro për studentët ekselentë që do vijojnë studimet në SHBA

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 13:22
Gent Cakaj

Qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro, për të gjithë ata studentë ekselentë, që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “Fullbight”.

Këtë vendim e ka bërë të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili i ndodhur në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce.

Gjatë këtij takimi është  nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të “Fullbright” në fushën e arsimit.

“Ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë, në universitetet më prestigjioze amerikane, në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj. Kjo nismë, në fakt, vjen në kuadër të paktit të Qeverisë shqiptare dhe angazhimit të saj maksimal për një vëmendje të shtuar ndaj studentëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajuar rezultate sa më të larta në studimet universitare.” – shkruan Cakaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat