Bundestag voton sot për Shqipërinë CDU/CSU. SPD dhe të Gjelbërit do votojnë pro

Shqipëria

Bundestag voton sot për Shqipërinë CDU/CSU. SPD dhe të Gjelbërit do votojnë pro

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:25
Foto

Një debat gjysmë orësh do ti dedikohet sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, ka më pak dyshime mes ligjvënësve gjermanë, për Shqipërinë, draftrezoluta e përgatitur nga grupet më të mëdha parlamentare, nënvizon se qeveria federale duhet të miratojë hapjen e negociatave në këshillin evropian më 17 dhe 18 tetor por me kusht që konferenca e parë e anëtarësimit të mos mbahet deri sa qeveria federale të përcaktojë që disa kushte janë plotësuar nga Tirana.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese dhe ajo Supreme, duhet të jenë në gjendje të funksionojnë duke u plotësuar me numrin e duhur të Gjykatësve dhe prokurorëve. Një reformë elektorale duhet të jetësohet dhe duhet të garantohet një sistem transparent i financimit të partive dhe zgjedhjeve.

Ndërsa konferenca e dytë për anëtarësimin dhe kapitujt e parë të negocimit nuk mund të hapen deri sa ligji elektoral dhe reforma në drejtësi të implementohet dhe të nisin procedimet penale të gjykatësve dhe prokurorëve të akuzuar se kanë kryer shkelje. Përndjekje publike dhe nëse është e nevojshme edhe përndjekje ligjore kundër atyre që janë të lidhur me blerje votash, po ashtu duhet të nisin – shkruajnë grupet politike që më tej kërkojnë progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet e zyrtarëve të lartë dhe politikanëve. Po ashtu grupet kërkojnë edhe progres në reformën administrative etj.

Të Gjelbrit kanë paraqitur një amendament në të cilin kërkojnë që hapja e negociatave të lidhet me tre kushte, të tre të lidhur me sistemin e drejtësisë, ndërkohë që FDP, partia liberale demokratike kërkon që Shqipëria të rihapë bisedimet e anëtarësimit vetëm pasi vendi të ketë bërë progres të dukshëm në fushat e identifikuara nga komisioni evropian si prioritete kyçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat