Diell dhe rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Diell dhe rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 07:53
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 7ºC deri në 21ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 28 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18ºC në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Verioir- veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 4 ballë. Në fundjavë, në ditën e shtunë dhe të diel pritet një rritje temperaturash.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 20ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 25ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat