Meta falënderon Bundestagun: Angazhim serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë

Shqipëria

Meta falënderon Bundestagun: Angazhim serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 08:52
Meta dhe Bundestagun

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka shprehur falënderim të veçantë Bundestagut gjerman, veçanërisht grupit CDU-CSU për mbështetjen e tyre në integrimin e Shqipërisë.

Meta në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare.

Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Meta.

Ndryshe mbrëmeë deputetët gjerman në Seancën Plenare të Bundestagut kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat