Bllokohen 1.6 mln litra gaz, fshehën 38 milionë lekë të ardhura

Shqipëria

Bllokohen 1.6 mln litra gaz, fshehën 38 milionë lekë të ardhura

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Ne vijim te aksionit antiinformalitet jane bllokuar sot nje sasi prej 1.6 milione litra gaz. Videon me informacionin per kete aksion e ka postuar edhe kryeministri Rama ne faqen e tij ne Facebook. 

Mesohet se ne kete rast ishte shmangur pagesa e akcizes, nderkohe qe gazi kishte probleme dhe mangesi te parametrave cilesore dhe te dokumentacionit.

Inspektimi dhe me pas njoftimi per bllokimin eshte bere nga drejtori i Doganave Arlind Gjokutaj.

“Subjekti është konstatuar me mangësi të parametrave cilësorë dhe të parametrave teknikë. Po kështu subjekti nuk ka paguar detyrimet e akcizës, ne vleren 350 mije ero”, deklaroi Gjokutaj.

“STOP INFORMALITETIT✋ – Teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjē çast!- shkruan Rama ne faqen e vet ne FB.

Sipas Rames, Vijon në terren puna e koordinuar e të gjitha strukturave dhe goditja ndaj abuzuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat