Shpëndanin heroinë në Shkodër, vihen në pranga dy persona

Shqipëria

Shpëndanin heroinë në Shkodër, vihen në pranga dy persona

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike në lokalet e qytetit të Shkodrës. Në pranga kanë rënë Emiljan Hajdari 42 vjeçdhe Artan Pjetri 46 vjeç.

Ndërkohë që një 43-vjeçare me iniciale po ndiqet në gjendje të lirë.

Gjatë operacioni e seksuetrua në cilësinë provës materiale një sasi me lëndë narkotike  e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 42 vjeç, banues në Shkodër dhe u ndalua shtetasi A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat