Ish-burri iu gjet 80 metra në liqen, flet shqiptarja: S’besoj se ishte një vrasje

Shqipëria

Ish-burri iu gjet 80 metra në liqen, flet shqiptarja: S’besoj se ishte një vrasje

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Zbulohet dëshmia e shqiptares, Elva Kurti, ish-bashkëshorti i të cilës u gjet në liqenin e Iseo-s pas 15 vitesh. 

Në dëshminë e saj për hetuesit italiane,  ajo u shpreh se ish-bashkëshorti i saj Rosario Tilotta, mund të ishte vetëvrarë. 

“Unë besoj se nuk ishte një vrasje.  Ndoshta një aksident ose një gjest ekstrem i burrit tim, nuk e di. Por sigurisht nuk ka asgjë misterioze pas saj,“-tha Elva.

44-vjeçarja tha plot siguri tek hetuesit italiane se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se kërkonte të kthehej në Mal të Zi aty ku edhe jeton me të birin e mitur. 

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Nga kjo çështje nuk kam pasur asnjë përfitim, lëre më pastaj një përfitim ekonomik,”-shtoi ajo.   

Pas dëshmisë së saj, shqiptarja u la të ikte por me kushtin që të ishte në dispozicion të hetuesve ndërkohë kërkimet po vazhdojnë.

Ende nuk është e sigurt që trupi i gjetur në më shumë se 80 metra thellësi është ai i Tilottas pasi testet biologjike ishin më të ndërlikuara sesa pritej.

Kjo për shkak të ashtuquajturës mineralizim të indeve, të cilat qënë në kontakt me ujin për shumë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat