Tërmeti/ Soreca kritikon mediat: Mangësi arsimimi

Shqipëria

Tërmeti/ Soreca kritikon mediat: Mangësi arsimimi

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:26
Luigi Soreca

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për mediat, ku komentoi tërmetin e së shtunës së 21 shtatorit u shpreh se sot në Shqipëri është domosdoshmëri ngritja e një agjencie të fortë të mbrojtjes civile për të rritur kapacitetet për menaxhimin e riskut.

“Ne jemi krenarë edhe për efikasitetin e mekanizmit tonë të mbrojtjes civile europiane. Vetëm pak ditë u deshën në mënyrë që ne të bënim një ekipi me 8 ekspertë dhe sot i kemi në Shqipëri.

Deri më sot 8 shtete kanë dhënë ndihmën e tyre. Ekipi është këtu që të mbikëqyrë dhënien e këtyre sendeve dhe për të bërë ekspertizën e tyre”, tha ai.

Por Soreca nuk la pa përmendur edhe mangësinë e informimit të qytetarëve për të tilla raste të katastrofave natyrore.

“Ngjarjet e kësaj jave kanë treguar një mangësi ndërgjegjësimi dhe arsimimi nga ana e qytetarëve dhe e medias, e cila nga në rrethana më të rënda mund të ishte shkatërruese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat