Basha: Dy votime në një ditë, bëhuni gati

Shqipëria

Basha: Dy votime në një ditë, bëhuni gati

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 13:11
Lulzim Basha

Në mbledhjen që po zhvillon kryetari i PD, Lulzim Basha, me kryesinë dhe grupin e ish deputetëve demokratë mësohet se është diskutuar për disa pika ku më kryesorja është përgatitja për zgjedhje të reja, parlamentare dhe lokale të gjitha në një ditë.

Burimet i thanë Top Channel se në mbledhje Basha ka folur për Raportin e OSBE/ODIHR dhe rezolutën e Bundestagut, duke shpresuar se deri në Tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës dhe besoj ka thënë Basha që jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor, vjen vetëm duke i’u drejtuar sovranit me zgjedhje të lira të parakohshme”.

Basha ka thënë se asnjë iluzion nuk duhet të ketë se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Përveç protestave, kur të merret ky vendim, do të vazhdohet me përfundimin e programit dhe alteranativës.

Primare duket se është edhe përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në një ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetarët për zgjedhjet e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat