Kriza drejt zgjidhjes? Krasniqi: Paketa gjermane e pranuar nga mazhoranca dhe opozita

Shqipëria

Kriza drejt zgjidhjes? Krasniqi: Paketa gjermane e pranuar nga mazhoranca dhe opozita

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:04
Afrim Krasniqi

Politikologët kanë bindjen se paketa gjermane do ti japë fund krizës politike që ka përfshirë vendin. Afrim Krasniqi shprehet se tashmë dhe mazhoranca dhe opozita kanë pranuar kushtet, ndërsa nënvizon se ndryshimi i sistemit zgjedhor duke kaluar në proporcional me lista të hapura do të jetë mundësia më e mirë për reformën elektorale.

Propozimi i demokratëve për të bërë reformën zgjedhore mes PD-PS dhe me ekspertizën e  ndërkombëtarëve sipas ekspertëve është një nisme e dështuar.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, shprehet se për të ndryshuar sistemin zgjedhor duhet të ketë një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse.

Afrim Krasniqi: Çdo marrëveshje e bërë jashtë transparencës publike, edhe duke përdorur alibinë që aty ka një ekspert nga OSBE, amerikanët apo BE, personalisht është marrëveshja e 14 midis dy partive të mëdha dhe siç kanë dështuar 13 të parat do të dështojë dhe kjo. Shqipëria ka vetëm 90 ditë kohë për të kthyer përgjigje për këtë reformë.

Shmangia e krizave të vazhdueshme politike mund të bëhet vetëm me ndryshimin e sistemit dhe sipas Krasniqit, Shqipërisë i duhet një proporcional kombëtar me lista të hapura ose një sistem mix.

Afrim Krasniqi: Nëse ndryshojmë sistemin duhet të ndryshojmë Kushtetutën e Shqipërisë, neni 64. Për këtë do të duhet minimalisht të merret konsensusi i deputetëve të tjerë në parlament, përfshirë dhe deputetët që kanë zëvendësuar deputetët e opozitës në parlament. Duhet një lloj kurajo për të kaluar vijën e kuqe dhe për të dialoguar me të gjithë.

Politologu thotë se paketa gjermane do t’i japë zgjidhje krizës politike, pasi është pranuar si nga mazhoranca dhe opozita.

Afrim Krasniqi: Kemi shkuar në një pikë ku të dy palët duan dialog. Çështja është se secila palë po kërkon çmimin për tu ulur në dialog. Disa drejtues të opozitës dhe mazhorancës e kanë pranuar që ajo që quhet paketa gjermane është një bazë e mirë për një marrëveshje të re politike në Shqipëri.

Derisa aktorët kryesorë të zgjidhin krizën, paralelisht ekspertët do të punojnë në nivel teknik për t’u dakordësuar për sistemin, teknologjinë në zgjedhje si dhe votën e emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat