Bypass i Fierit, po shtrohet korsia e dytë. Ja kur përfundon

Shqipëria

Bypass i Fierit, po shtrohet korsia e dytë. Ja kur përfundon

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:24
Foto

Në Bypass-in e Fierin ka ende shumë punë deri në mbylljen përfundimtare. Synimi është që në nëntor të jenë mbyllur punimet në të dyja korsitë e tij. Gjithashtu është duke u punuar edhe për ndërtimin e rrugëve dytësore si dhe ndërtimin e rrugës lidhëse të Apolonisë.

“Aktualisht jemi duke asfaltuar në korsinë e dytë, plotësisht brenda skedulit të punimeve. Ndërkohë kemi filluar dhe vendosjen e gominave në shtatë mbikalimet dhe brenda tetorit do t’i hedhim të gjithë trarët te mbikalimet. Jemi plotësisht në rregull me grafikët. Kuptohet, në nëntor ne kemi për të përfunduar këtë korsi, në nivelin që është. Është një premtim që ne e kemi dhënë para njerëzve këtë gjë dhe pa diskutim do ta bëjmë”, bëri të ditur inxhinieri i punimeve.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat