900 euro nata për hotelin, thirret në prokurori nënkryetari i Bashkisë së Tiranës

Shqipëria

900 euro nata për hotelin, thirret në prokurori nënkryetari i Bashkisë së Tiranës

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:29
Arbjon Mazniku

Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës se ai kishte qëndruar në një hotel në Barcelonë, ku pagesa ishte 900 euro nata, Arbjon Mazniku është thirrur sot në prokurori.

Mësohet se Mazniku u paraqit në prokurori në orën 10:00, në prani të avokatit të tij, ku do të merret në pyetje pas hetimit të ngritur. Në fillim të muajit shtator selia blu lëshoi një lumë akuzash në drejtim të Maznikut, se ky i fundit bënte pushime luksi në Barcelona, duke folur për shifra të kripura.

Pas këtyre akuzave Prokuroria e Përgjithshme i bëri kërkesë Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar rastin. Lidhur me këtë çështje Veliaj, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24 deklaroi se ka qenë një prenotim pune në grup dhe jo për qejf nga ana e Maznikut, ndërsa shtoi se dokumentet janë dorëzuar në Prokurori, e cila pritet të japë sqarimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat