Një fundjavë festive/ Gjirokastër, artizanë nga disa shtete

Shqipëria

Një fundjavë festive/ Gjirokastër, artizanë nga disa shtete

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:56
Gjirokastër

Në Gjirokastër, fundjava ishte festive dhe grumbulloi vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.

Kult-Art një festë ku u kombinua arti me kulturën, kulinarinë, artizanatin dhe muzikën solli në Gjirokastër më shumë se 70 artizanë nga vende të ndryshme, 25 prodhues lokalë, ansamblin e Lurës, orkestrinën e familjes Selfo dhe grupin Ergjëria ndërsa festa u përmbyll me Marsela Çibukaj & Band pak mbi qafën e pazarit.

Gjatë festës pati një ekspozitë të pikturave mbi Gjirokastrën dhe një përmbledhje të botimeve për qytetin. Artizanët që mbushën rrugët e pazarit për dy ditë u shprehën të kënaqur me interesin për artin por edhe me shkëmbimet që patën në panair.

” Unë jam nga Moldavia dhe kam sjellë këtu punime qëndistarie në teknikën “gërshet”. Jam e kënaqur me interesin dhe kemi shitur shumë, kjo edhe sepse puna është shumë origjinale dhe i përket traditës së vendit nga vij”, tregon një grua nga Moldavia.

Një tjetër artizan thotë se rikthimi tek tradita është i nevojshëm dhe i rëndësishëm ndërsa organizimet e eventeve si ky panair janë mumdësi të shtuara për kontakte dhe shkëmbime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat