Sherr me thika jashtë diskos, dy vëllezërit shqiptarë në telashe, plagosin një 30-vjeçar

Shqipëria

Sherr me thika jashtë diskos, dy vëllezërit shqiptarë në telashe, plagosin një 30-vjeçar

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Dy vellezër shqiptarë përfunduan në komisariat, pasi u përfshinë në një sherr jashtë ambienteve të një diskoteke në Brescia.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur njëri nga dy vëllezërit qëlloi me thike nje djalë 30-vjecar.

Dy shqiptarët përlatësisht të moshës 22 dhe 23 vjeç, janë në akuzë për plagosjen e 30-vjeçarit nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital por jashtë rrezikut për jetën.  

Arsyeja e përleshjes ende nuk është e qartë, por hetimet janë në proces. Mesohet se sherri kishte nisur brenda diskos e me pas ata kane dale jashtë për t’u sqaruar, por aty sherri ka degjeneruar dhe vëllai me i vogël, nxori thikën dhe e qeëlloi të riun.

Policia italiane bëri të mundur ndalimin e dy shqiptarëve, të cilët do të përgjigjen tashme edhe për shkeljen e ligjit te migracionit, pasi rezulojnë ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat