Opinioni i Komisionit të Venecias/ Pritet të reagojë presidenca, zbulohet se kur del raporti

Shqipëria

Opinioni i Komisionit të Venecias/ Pritet të reagojë presidenca, zbulohet se kur del raporti

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:47
Presidenca

Para pak minutash, përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka njoftuar se këtë javë, institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias.

“Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!

MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!” shprehet Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat