Ruçi kritik: Institucionet kanë dështuar për mbrojtjen e fëmijëve

Shqipëria

Ruçi kritik: Institucionet kanë dështuar për mbrojtjen e fëmijëve

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:35
Foto nga mbledhja

Insitucionet kanë dështuar në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve. Është kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që kritikoi dikasteret gjatë takimit të radhës me grupin e “Miqve të Fëmijëve”. Ai shtoi se objektivat e caktuara më parë nuk janë plotësuar.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk është aspak i kënaqur me punën e institucioneve shqiptare për mbrojtjen e fëmijëve.

Gjatë raportimit të "Grupit të Miqve të Fëmijëve" të përbërë nga ministra dhe deputetë për masat e marra për të drejtat e të miturve, kryeparlamentari tha se nuk është përmbushur asnjë nga objektivat e caktuara në tryezat e mëparshme.

Ruçi: Raporti zbulon se një nga dy masat e parashikuara nuk janë raportuar, ose janë shtyrë, ose nuk kanë nisur të zbatohen. Ka edhe mjaft tregues të tjerë shqetësues që flasin vetë dhe nuk ka nevojë as për fjalime dhe as për justifikime.

Vetë Ruçi u zotua se do të merret personalisht me mënyrën sesi përdoret buxheti për fëmijët.

Sipas tij, kush abuzon do të marrë dënimin e merituara.

Ruçi: Unë do të monitoroj personalisht mobilizimin e këtyre burimeve financiare për sektorët dhe programet që lidhen gjatë gjithë fazave të diskutimit të buxhetit për vitin e ardhshëm. A duhet ne të rishikojmë kodin e familjes për të mbështetur më mirë zbatimin e ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve?

Për herë të parë në tryezë u raportua nga ministrja, Ogerta Manastirliu, se po ndiqen penalisht 4 prindër që abuzonin me fëmijët.

Ndërsa u këshillua që të gjithë të bëjnë kujdes që të mos rrezikojnë burgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat