Marrëveshja e Qeverisë me ÇEZ në Kushtetuese

Shqipëria

Marrëveshja e Qeverisë me ÇEZ në Kushtetuese

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Sokol Tona, i cili i ka kërkuar kesaj gjykate të shprehet për kushtetutshmërinë e saj.

Pas dy vitesh hetime dhe gjykimesh, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezulloje procesin ndaj dy ish-drejtuesve të kompanisë çeke CEZ, Josef Heisek dhe Jan Ivan, dhe ia ka dërguar për interpretim Gjykatës Kushtetuese, për tu shprehur ne lidhje me pajtueshmërinë e marrëveshjes së Qeverisë shqiptare me kompaninë çeke me Kushtetutën.

Vendimi është marrë këtë të martë nga gjyqtari, Sokol Tona, i cili ia gjykuar në mungesë dy shtetasit e huaj, ish- drejtues të kompanisë.

Procesi nisi me kërkesë të avokatit të dy shtetasve çekë, i cili ka paraqitur si provë në gjykatë marrëveshjen e Qeverisë shqiptare me kompaninë çeke, ku një nga pikat e saj ishte edhe mosnisja e ndjekjes penale për drejtuesit e saj.

Po pavarësisht marrëveshjes, Prokuroria e Tiranës i akuzon dy ish-drejtuesit e CEZ për mashtrim me pasoja të rënda dhe e dergoi çështjen në gjykatë.

Dy ish-drejtuesit çekë, dyshohen si bashkëpunëtorë të Kastriot Ismailajt në dëmin e shkaktuar prej afro 5 milionë eurosh me faturat e papaguara të energjisë. Çështja u hetua dhe u dërgua për gjykim nga ish- prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe tani është jashtë sistemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat