Flutura Açka: Holanda ka frikë nga ‘mafia shqiptare’

Shqipëria

Flutura Açka: Holanda ka frikë nga ‘mafia shqiptare’

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:44
Flutura Açka

Shkrimtarja Flutura Açka e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tregoi problemin kyç që ka Holanda, çka mund të ketë çuar edhe në marrjen e një vendimi negativ për çeljen e negociatave të Shqipërisë  me BE.

Açka tha se  ‘mafia shqiptare’ mund të ndikojë në jetën shoqërore holandeze.

Flutura Açka: Holanda është e trembur nga fakti që grupet shqiptare kriminale kanë kapur sot të gjitha shtigjet e dogave të forta dhe frika e tyre nuk është për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë vet se çfarë dinë të bëjnë me politikën e tyre, por problemi i tyre është që të gjithë këto para që kalojnë përmes kanaleve të Holandës mund të infektojnë politikën holandezë. Aq para mund të korruptojnë edhe politikanët dhe parlamentarët holandezë. Mund të ketë të tillë fuqi që të ndikojë edhe në politika të tjera sociale. Problemi i Holandës është që kjo shpurë njerëzish që është shumë e vogël, por shumë determinante mund të ndikojë në jetën shoqërore holandeze. Ka arritur deri aty sa ke frikë të thuash 'unë jam një shqiptare'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat