Prifti: Jam injorant të di çfarë na pret pas hapjes së negociatave

Shqipëria

Prifti: Jam injorant të di çfarë na pret pas hapjes së negociatave

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:48
Rezart Prifti

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin "Tempora"  u shpreh se njerëzit nuk janë të informuar se çfarë do të thotë të integrohesh në Bashkimin Europian dhe për këtë as ai vet nuk e di. 

Rezart Prifti: A e dinë njerëzit, a e dinë studentët se çfarë do të thotë të integrohesh në Bashkimin Europian? Unë mund të pranoj që jam injorant të di se çfarë do na presi.Janë 9 kushte, të cilat janë bazike fare. Këtu ska drejtësi,këtu ska sistem arsimor, qeveria është e korruptuar deri në fyt opozita është bërë si muhabet çamçakëzi. Për hir të së vërtetës, a thua se njerëzit nuk i dinë këto. Ka një shkëputje që ska lidhje fare me hallet e njerëzve dhe që diskutohet gjithmonë në anën teknike.Të huajt kur kanë qenë në Shqipëri, mes stabilitetit dhe demokracisë kanë zgjdhur përherë stabilitetin ndaj deri diku jemi këtu ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat