Vasili: Negociatat me BE nuk hapen, Rama gënjeshtar “madhështor”

Shqipëria

Vasili: Negociatat me BE nuk hapen, Rama gënjeshtar “madhështor”

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:00
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili tha se Rama do të mbahet mend për gënjeshtrat e tij, ndërsa shton se; “negociatat për anëtarësim në BE nuk hapen dhe kushtet shtohen ky thotë që i paska bërë të gjitha kur nuk ka bërë asgjë”.

“Edi Rama gënjeshtar “madhështor”, sot mohon pa u skuqur,turp kush e beson?? Edi Rama nuk lodhet së gënjyeri. E vetmja gjë që do të mbahet mend nga ky njeri i lodhur e i vetmuar dhe i shplarë nga parimet është pacipësia për të gënjyer në mënyrë “madhështore”. Ndërsa negociatat për anëtarësim në BE nuk hapen dhe kushtet shtohen ky thotë që i paska bërë të gjitha kur nuk ka bërë asgjë. Kushtet janë saktësisht ato që nuk ka bërë dhe që i rëndojnë Shqipërisë si gur në qafë”, shkruan Vasili.

Më tej ai shton se sot gënjeshtari “madhështor” Rama thotë: “Por e rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe çfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KiE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit.”

Ndërsa dje po ky gënjeshtar madhështor thoshte një vit më parë: që morëm datën e negociatave mes tallazeve, mirënjohje Europës etj, bile dekoroi edhe ca ambasadorë”.

Sipas Vasilit, “Kjo farë gënjeshtre dhe ky gënjeshtar i pacipë e i palodhur janë ofendim për shqiptarët. Shqiptarët mund të votojnë për kë të duan mund të mendojnë si të duan por ky lloj gënjeshtari dhe kjo lloj gënjeshtre është poshtërim për shqiptarët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat