Kryemadhi: S’ka dialog me Ramën, pa kthyer përgjigje për paketën që zgjidh krizën

Shqipëria

Kryemadhi: S’ka dialog me Ramën, pa kthyer përgjigje për paketën që zgjidh krizën

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:27
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas takimit që pati ditën e sotme me aleatët opozitarë, deklaroi se opozita ka një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe se Lulzim Basha nuk përfaqëson vetëm PD, por gjithë opozitën.

Ajo deklaroi se “Nuk ka dialog me Ramën pa kthyer në radhë të parë përgjigje për paketën me pesë kushte që opozita i ka vendosur në tryezë Kryeministrit.”

Sipas saj, sot është çështja si të nxirret nga kriza vendi dhe për këtë duhet të mendohet bashkërisht.

“Ndërkohë Edi Rama ka problem të ruajë kokën e tij. Le të vijë tek selia e PD-së,

por ka pesë kushte të kthejë përgjigje dhe më pas takohemi se Rama është humorist, sidomos kohët e fundit kur kemi mbetur pa humoristë”, deklaroi Kryemadhi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat