Qëlloi xhaxhain me hu! Flogert Dakuci do festonte 20 vjetorin pas disa ditësh

Shqipëria

Qëlloi xhaxhain me hu! Flogert Dakuci do festonte 20 vjetorin pas disa ditësh

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:26
Klos

Floget Dakuci, pas një jave do të festonte 20-vjetorin e tij të lindjes. Për fatin e tij të keq, ai nuk do ta kremtojë kurrë këtë përvjetor.

Shkak për ndërprerjen në mes të jetës së tij u bë një konflikt i vjetër mes babait dhe xhaxhait të tij. Babai i tij, Kujtim Dakuci, 51 vjeç, u qëllua për vdekje nga vëllai i tij i madh. Shkak është bërë një konflikt i vazhdueshëm mes tyre për një sipërfaqe të vogël toke. Sali Dakuci, 53 vjeç, babai i dy vajzave dhe një djali, e vrau me pistoletë, ndërsa Flogeti, në përpjekje për ta penguar, mbeti dhe ai i vrarë. Pas vrasjes së dyfishtë, 53-vjeçari qëlloi edhe mbi veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 në Xibër të Klosit, që ndodhet në kufi me Qarkun e Tiranës, në anën tjetër të Parkut Kombëtar të Dajtit. Saliu dhe Kujtimi nuk kanë vëllezër të tjerë dhe pas ngjarjes tragjike në familjen e tyre, tashmë i vetmi mashkull që ka mbetur është djali i autorit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së martës në fshatin e largët Xibër, në Bashkinë e Klosit. Brenda pak minutave, tre persona humbën jetën. 53- vjeçari Sali Dakuci, pasi vrau vëllain dhe nipin, qëlloi edhe mbi veten.

Floget Dakuci rezulton se është qëlluar një herë në shpatull, në krahun e zemrës. Ndërsa babai i tij, Kutim Dakuci, është qëlluar me një plumb në gojë. Sali Dakuci, pasi qëlloi ndaj të dyve, u largua në banesën e tij dhe në kushte të rënda psikologjike qëlloi veten në kokë. Përveç plumbit, autori ka dhe shenja të tjera dhune. Kjo, pasi ai është goditur nga djali i vëllait të tij me hu, gjë e cila çoi më pas në masakrën me tri viktima. Flogeti ka pasur shenja jete deri në Qendrën Shëndetësore Klos. Ndërsa Kujtim Dakuci është transportuar me një mjet privat nga Xibri drejt Spitalit “Xhavit Mara”, por pa mbërritur ende në qytetin e Burrelit, ka ndërruar jetë. Për shkak të plagëve që kishte marrë dhe humbjes së madhe të gjakut, ai ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat