Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 40 vjeçarit

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 40 vjeçarit

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 09:08
Foto ilustruese

Në Fushë-Krujë ka ndodhur përsëri një shpërthim me lëndë plasëse. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit me iniciale A.P 40 vjeç ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur prombleme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat