U dënua për shpërdorim detyre, Tahiri ankimon vendimin

Shqipëria

U dënua për shpërdorim detyre, Tahiri ankimon vendimin

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 13:38
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit ankimin për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku u shpall fajtor për shpërdorim detyre.

Ndërsa nesër, Prokuroria pritet të ankimojë vendimin e Gjykatës, që la të lirë ish-ministrin.

Dy javë më parë, Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata me 5 vjet burg për "shpërdorim detyre", por kjo u konvertua me 3 vjet e 4 muaj burg shërbim prove.

Për ish-ministrin Tahiri, Gjykata rrëzoi dy akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat