Foto me Obamën, Berisha: Rama rrezikon 5 vjet burg, të përgatitet për burgjet e Rikers ose Alkatraz

Shqipëria

Foto me Obamën, Berisha: Rama rrezikon 5 vjet burg, të përgatitet për burgjet e Rikers ose Alkatraz

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:06
Ilustrim

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama ka kryer vepër penale lidhur me pagesën prej 80 mijë dollarësh për foton me presidentin Obama 2012.

I ftuar në RTV Ora, Berisha thotë se Rama ka shkelur ligjin elektoral të SHBA dhe ka mashtruar.

Sali Berisha: Prokuroria shqiptare ka për kryeprokuror Edi Ramën dhe vetëkuptohet që nuk mund të bëjë asgjë. Por unë kam besim të madh te prokuroria amerikane, drejtësia amerikane e cila pasi kryqëzoi bashkëshortin e tij Bilalin dhe grekun nxori dhe Fatos Muçon si ndërmjetës, tani e ka radhën Edi Rama për dy vepra penale të rënda. Vepra e parë është thyerja e ligjit elektoral. 

William Argeros bëri mea culpa, tha kam gënjyer para jurisë, unë kam klient Edi Ramën. I tha gjykatës kam bërë faj të madh se kam gënjyer para jurisë. Klienti im është kryeministri shqiptar Edi  Rama. Është pyetur, thoshte shkrimi, zyra e tij(Ramës) dhe është mohuar në mënyrë kategorike.Edi Rama dënohet për veprën e shkeljes së ligjit elektoral të SHBA dhe për mashtrim. Të dy dënimet së bashku minimumi shkojnë 5 vjet.Të përgatitet për ishullin Rikers ose Alkatraz, ato dy ishuj i kanë me burgje amerikanët atje dhe atje shkon ky. Ata kanë prokurori, e çojnë ata. Shkon i detyruar, mandat ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat