Prona në Jalë, Nëndrejtori i Kadastres se Vlores zbaton vendimin e Gjykates, drejtoresha e fshin nje dite me pas

Shqipëria

Prona në Jalë, Nëndrejtori i Kadastres se Vlores zbaton vendimin e Gjykates, drejtoresha e fshin nje dite me pas

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:22
Jalë

Zona e Vlorës është një ndër zonat më problematike sa i takon cështjes së pronave,

Në një intervistë të dhënë pak ditë më pare në RTV Ora  Artan Lame u shpreh se Vlora është zona më problematike, pasi nuk ka hartografi.

“Në këto 30 vjet kanë mbivendosur njëri-tjetrin, kanë bërë si kanë bërë, kanë shtyrë njëri-tjetrin deri tani, tani janë bërë aq shumë atje se nuk kanë ku të shtyjnë më njëri-tjetrin. Veçse ta hedhin në det ose të vriten me njëri-tjetrin.’ U shpreh Lame.

Në redaksi ka mbërritur dhe denoncimi për një rast.

Bëhet fjalë për regjistrimin e një prone në bregdetin e Jalës. Prona është e bllokuar me vendim Gjykate të Lartë, por nëse Nëndrejtori i ri Taulant Canameti në Kadastrën e Vlorës ka firmosur bllokimin. Nje ditë më pas drejtoresha Elona Hodaj, e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk kishte autorizim.  

Pezullimi

Një vendim i Gjykatës së Lartë i datës 23 prill 2019 urdhëron pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit deri në një vendim nga kjo gjykatë pasi të kishte kryer gjykimin në themel të saj. 

Në dokumentin e siguruar nga Ora News shkruhet: Rasti në shqyrtim është i një natyre të tillë që ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të sillte pasoja të pariparueshme për kërkuesin… pasi kjo mund të tjetërsojë sendin object gjykimi.

Sic kuptohet nga vetë fryma e këtij vendimi frika e gjykatës ka qenë pikërisht mundësia që gjyqfituesi të tjetërsojë këtë pasuri dhe për pasojë në zbatim të këtij vendimi është e nevojshme bllokimi I cdo transaksioni mbi këtë pronë deri në gjykimin e cështjes në themel nga Gjykata e Lartë.”

Por ndërsa nëndrejtori urdhëroi pezullimin më 1 tetor drejtoresha Elona Kurti urdhëroi që të fshihet nga regjistri hipotekor shënimet e zotit Canameti, duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, c’ka i hap rrugë vijimit të procedurave të regjistrimit për këtë prone.

Dy vendime të kundërta për 1 pronë

Me një urdhër të datës 27 shtator 2019 drejtoresha Kurti cakton nëndrejtorin si kompetent lidhur me lëshimin e akteve kadastrale.  

Kështu Tauland Canameti vendosi pasqyrimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe ndalimin e cdo veprimi për tjetërsimin e pasurise si dhe cdo transaksioni  mbi këtë pronë  

Vendimi u mor dhe në zbatim të kreut të ASHK-së, Artan Lame si dhe konkluzioneve të auditimit nga Tirana. Por drejtoresha me vendimin e datës 1 tetor lejon dhe regjistrimin e pronës duke qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Burimet bëjnë me dije se pas kësaj cështje janë presione dhe prej disa ditësh rreth godinës së institucionit të kadastrës së Vlorës janë vënë re efektivë civilë të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat