Sot qëndrimi i Presidentit për raportin e Komisionit të Venecias

Shqipëria

Sot qëndrimi i Presidentit për raportin e Komisionit të Venecias

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 09:14
Ilir Meta

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur për Ora News se sot do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft-raportin e përgatitur nga 5 reporterët e Komisionit të Venecias.

Gjithashtu Presidenca do bëjë publike edhe pyetjet e Metës drejtuar Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje

Presidenti nuk shkarkohet - Komisioni i Venecias në draft-opinionin paraprak dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, konstatoi se Meta i tejkaloi kompetencat e tij duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Por pavarësisht kësaj tha se shkeljet nga Presidenti nuk ishin aq të rënda sa të kërkohej shkarkimi i tij.

Në draft-opinion u tërhoq edhe vëmendja se dekreti për 30 qershorin u publikua në Fletoren Zyrtare, ndërsa ai i datës 13 tetor nuk u kthye në një akt ligjor.

Madje u nënvizua se asnjë nga palët nuk kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese dekretet e Presidentit.

Në opinionin paraprak prej 19 faqesh që ju dërgua Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni rekomandoi që nga Komisioni të merren parasysh një sërë faktorësh duke përfshirë edhe thirrje të vazhdueshme të Presidentit Meta për dialog mes palëve.

Komisioni gjithashtu theksoi se pavarësisht anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidenti nuk synoi ti shtynte ato pambarimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat