U dënua vetëm për "shpërdorim detyre", Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin

Shqipëria

U dënua vetëm për "shpërdorim detyre", Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:14
Saimir Tahiri

Prokuroria ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, e cila dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vetëm për "shpërdorim detyre". 

Në vendimin e saj, Gjykata rrëzoi dy akuzat e tjera për "trafik narkotikësh" dhe grup të "strukturuar kriminal".

Një ditë edhe më parë edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën për 'Shpërdorim detyre'.

Dënimi me 5 vite burg për ish-ministrin Tahiri u konvertua me 3 vjet e 4 muaj burg shërbim prove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat