“Ishte një makinë Fiat Punto” Dëshmitarët tregojnë sesi u rrëmbye në mes të Tiranës 13 vjeçarja

Shqipëria

“Ishte një makinë Fiat Punto” Dëshmitarët tregojnë sesi u rrëmbye në mes të Tiranës 13 vjeçarja

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

“Ishte një makinë e kuqe dhe e vogël, e tipit Fiat Punto”

Ky është rrëfimi i disa prej dëshmitarëve që kanë parë momentin kur një 13 vjeçare është rrëmbyer.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën Ndre Mjeda pranë ish- Fushës së Aviacionit.

Vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës në momentin kur makina e kuqe ka ndalur dhe një person e ka marrë me forcë duke e futur brenda në automjet.

Policia aktualisht është vënë në ndjekje të makinës por ende nuk është identifikuar se kush është autori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat