Vjen vjeshta e vërtetë dhe me shira, moti ndryshon sërish në fundjavë

Shqipëria

Vjen vjeshta e vërtetë dhe me shira, moti ndryshon sërish në fundjavë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

24 orët e fundit, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu, të cilat kanë qenë pa pushim në disa zona.  

Sipas Meteoalb, pas mesnatës pritet përmirësim i motit në veri dhe zonat qendrore, por në jugjuglindje, reshjet bëhen intensive dhe vijojnë deri mëngjesin e nesërm ku shfaqet RREZIKU i përmbytjeve.

Mesdita dhe në vijim sjellin largim gradual të reshjeve edhe nga zonat jugore. Fundjava sjell përmirësim të motit, megjithatë vranësirat bëhen prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Temperaturat vijojnë të ulen edhe nesër duke shënuar në mëngjes rreth 7°

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat