Gjobat të pamjaftueshme… si mund të parandalohet rritja e madhe e aksidenteve në Shqipëri?

Shqipëria

Gjobat të pamjaftueshme… si mund të parandalohet rritja e madhe e aksidenteve në Shqipëri?

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Pavarësisht nismave të ndërmarra nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve përsëri, fenomeni është prezent.

Kalimtarët që nuk respektojnë vijat e bardha dhe tejkalimi i shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve janë dy nga arsyet e aksidenteve me pasojë fatale.

Për ekspertin e Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, efektivët e policisë, duhet të jenë prezent në kryqëzime si edhe të monitorojnë trafikun më automjete civile që të mos dallohen nga pjesa tjetër e qytetarëve.

Si masë shtesë për të ulur numrin e aksidenteve, eksperti thekson se, duhen ashpërsuar dënimet për drejtuesit e automjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të qarkullimit rrugore.

Gjatë 8-mujorit të 2019 u aksidentuan rreth 1400 persona nga 1500 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndërsa në gusht humbën jetën 22 persona 5 më pak se një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat