Gjyshja e djalit me aftësi të kufizuara letër Ramës: Pashku dëshiron të vazhdojë klasën e 9

Shqipëria

Gjyshja e djalit me aftësi të kufizuara letër Ramës: Pashku dëshiron të vazhdojë klasën e 9

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:30
Pamje nga video

Kjo është historia e trishtë e Pashk Palucës, kërkoi të shkonte në shkollë. Historia e tij është publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku tregohet se shkolla 9-vjeçare “Dedë Lleshi, Gojan i vogël” në Pukë u mbyll për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Mirëpo me mbylljen e shkollës, i riu nuk mund të vijonte më tej klasën e nëntë, duke qenë se nuk mund të përshkonte distanca të largëta pasi ka probleme me shëndetin.

“Shkolla duhet për jetën, për të punuar. Duhet të studiosh para se të punosh”,  shprehet ai teksa lutet të shkojë në shkollë.

Ndërsa gjyshja bën thirrje: “Unë jam Mare Marku 75-vjeç, jeton prej 3 vitesh me nipin Pashk Paluca, i cili me aftësi të kufizuara. Ai ka mbaruar klasën e  8-t në shkollën e fshatit dhe ka pasur përmirësime me zhvillimin e tij. Tani na i kanë lënë pa shkollë. Ai nuk shkon dot shumë larg në shkollë”.  

Tashmë shkollimi i tij është zgjidhur pasi, shkolla e tij është hapur vetëm për të fshat, ku ai çdo ditë merr mësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat