Drogë, armë, municione dhe dylbi nate, arrestohen i riu në Kurbin, nën hetim një tjetër

Shqipëria

Drogë, armë, municione dhe dylbi nate, arrestohen i riu në Kurbin, nën hetim një tjetër

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:40
Ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim nga policia e  Lezhës pasi janë kapur me drogë, armë, municione e sende të tjera të jashtë ligjshme.

I arrestuari është E.H 25-vjeç banues në Milot – Kurbin. Ndërsa i vendosur nën hetim është Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin.

Konkretisht 25-vjeçarit,E .H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

E.H do të përballet me akuzën për veprën penale penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” ndërsa Rr.P për posedim të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat