Kroacia, mbështetje Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian

Shqipëria

Kroacia, mbështetje Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:39
Gordan Grlic Radman, Riza Poda

“Kroacia do të mbështes Shqipërinë në rrugën e saj erupiane, është shprehur Ministri i Jashtëm i Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman në takim me  ambasadori e Shqipërisë, Riza Poda

Ambasadori e Shqipërisë, Riza Poda u prit në një takim kortezie nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman.

Gjatë takimit, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve dhe u theksua nevoja për të punuar më shumë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik.

Lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapjen e pritshme të negociatave me BE-në, në tetor të këtij viti, Ministri Grlić Radman vlerësoi përparimin e bërë në reforma dhe përmbushjen e kritereve përkatëse, si dhe theksoi mbështetjen e tij të fortë për rrugën evropiane të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat