Qeset plastike, Rama nuk e mbajti fjalën

Shqipëria

Qeset plastike, Rama nuk e mbajti fjalën

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

“Po studiojmë marrjen e një vendimi radikal për ndalimin e qeseve plastike në Republikën e Shqipërisë. Historia e qeseve plastike që fluturojnë do të marr fund.”- Edi Rama

Pas fushatës së kryeministrit në qershor të vitit 2018 për “Shqipërinë pa plastikë”, në 1 korrik hyri në fuqi vendimi për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. E ndërkohë teksa kanë kaluar një vit e 3 muaj, qeset plastike ende fluturojnë dhe i gjen lehtësisht në biznese të ndryshme, duke shtuar ndotjen e mjedisit e rrezikuar shëndetin tonë.

Agjencia  Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit kanë detyrën e monitorimit si dhe gjobitjen e bizneseve nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra në rast shkeljesh. Por kontrollet e këtyre institucioneve mjedisore kanë munguar ose subjekte tregtare janë favorizuar. Dyqanet nuk përdorin qeset që janë të riciklueshme, një lloj qeseje ku në të shkruhet emri iprodhuesit, data e prodhimit, si dhe përfshihet simboli që tregon kategorinë e qeses, që është e biodegradueshme.

Prodhimi dhe tregtimi i qeseve plastike nën 35 mikronë nuk lejohet, megjithatë ky ndryshim ekziston vetëm në letër. Pak muaj pas daljes së vendimit, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që dështoi në ndalimin e qeseve plastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat