Shtatori i nxehtë, temperaturat barazojnë rekordin

Shqipëria

Shtatori i nxehtë, temperaturat barazojnë rekordin

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Nga Islanda në Marok, përfshirë SHBA, Mongolinë, Hong Kongun apo Kuvajtin, temperaturat mesatare globale kanë barazuar rekordet këtë shtator.

“Temperaturat globale për këtë shtator janë të barabarta me ato të shtatorit më të ngrohtë deri më tani, atij të vitit 2016”, thotë shërbimi i ndryshimeve klimaterike të bashkimit evropian, Kopernikus.

“Shtatori ishte rreth 0.57 gradë celcius mbi mesataren”, tha agjencia në buletinin e saj më të fundit, “kjo është një hap më afër 1.2 gradëve Celcius mbi nivelin paraindustrial siç është përcaktuar nga paneli ndërqeveritar mbi ndryshimet e klimës.

“Në të gjithë Evropën, temperaturat ishin mbi mesataren sezonale, përjashtuar këtu vetëm disa pjesë të Norvegjisë, Suedisë dhe të Lindjes së Largët të kontinentit.  Rajonet që kanë shënuar edhe temperaturat më të larta mbi mesataren, përfshijnë pjesën qendrore dhe lindore të SHBA, pllajën mongoliane dhe pjesë të arktikut”, tha Kopernikus.

Vetëm pak rajone në Rusi dhe Antarktidë kanë qëndruar në temperatura nën mesataren. Ky rekord i ri konfirmon trendet e vëna re muajt paraardhës. Qershori 2019 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, korriku, më i nxehti në histori dhe gushti, i dyti më i nxehti në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat