Historia e pazakontë shkon në gjyq! I riu shqiptar mbahet peng për një numër telefoni - Bota Sot
Historia e pazakontë shkon në gjyq! I riu shqiptar mbahet peng për një numër telefoni

Shqipëria

Historia e pazakontë shkon në gjyq! I riu shqiptar mbahet peng për një numër telefoni

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:25
Marius Ramushi

Ky është Marius Ramushi, një i ri që është rrembyer për disa minuta nga katër persona, për shkakun paradoksal.

Mariusi u  mbajt peng ditën e Shën Valentinit, por jo për para siç dëgjojmë shpesh, por për të dhënë një numër telefoni, të cilin pengmarrësi kryesor, Elton Pilinci e konsideronte mjaft të rëndësishëm. Versioni i prokurorisë, e cila akuzon për heqje të paligjshme të lirisë katër të rinj, por si ideator Pilincin, është se Ramushi u fut në makinë me force dhe nën dhune i është kërkuar te shkruante  kodin e telefonit.

Pasi ka siguruar aksesin në telefonin e pengut, Pilinci ka marrë prej andej numrin e ish të dashurës, me te cilën ishte ndarë prej muajsh. Pengu në fakt rezulon të jetë kunati i vajzës, e cila pas ndarjes me të akuzuarin kishte dalë nga rrjetet sociale si edhe kishte ndryshuar numrin e telefonit.

Prokuroria tha se rrëmbimi i Ramushit ndodhi herët në mengjes teksa po shkonte në punë dhe madje pengmarrësit pasi siguruan informacionin e duhur, e kanë lënë të riun në afërsi të fabrikës së këpucëve. Pas këtij veprimi i akuzuari që prej tetë muajsh po mbahet në paraburgim i ka shkruar një mesazh ish të dashurës ku i lutej që të kthehej./tch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...