Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë

Shqipëria

Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:47
Femijet e Helmuar

Shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës "Adem Haxhia" në Postribë të Shkodrës të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh.

Shefja e Infektivit në Shkodër,  Rezarta Bazhdari 8 prej tyre ende mbahen të shtruar në spital, por thotë se nuk ka vend për panik.

"Gjate sherbimit 24 ore janë realizuar 34 terapi ditore. Kanë marrë shërbimin e shpejtë"

Nga Spitali fëmijët thonë se shqetësimet u nisën pasi konsumuan ushqime të shpejta të blera në një fast food pranë Shkollës.

"Sa shkova në shkollë bleva një sanduiç. Nuk piva ujë në shkollë e kisha marrë me vete"

Nje prind i identifikuar Marjan Dushaj, thotë se ja ka blerë vetë ushqimin vajzës që përfundoi në spital dhe madje që në fillim kishte ngritur dyshime për sigurinë.

"I pyeta nese i kishin te fresketa. Me thane po, dhe ia bleva vajzes. Të nesërmen ajo me bark e të vjella"  thote prindi

Të tjerë prindër thonë se prej te enjtes fëmijët kanë shfaqur probleme shëndetësore.

AKU e Shkodrës ka bllokuar Fast Food-in, dhe ka marrë monstra të ujit dhe ushqimeve për analiza. Rezultatet ende nuk kanë dalë, por për mjekët nuk ka dyshime se bëhet fjalë për helmim. Edhe Policia e Prokuroria e Shkodrës nga ana tjetër kanë nisur një hetim për helmimin e nxënësve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat