Policët në kushte të vështira pune, Avokati i Popullit kërkon trajtim psikologjik

Shqipëria

Policët në kushte të vështira pune, Avokati i Popullit kërkon trajtim psikologjik

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 21:13
Ilustrim

Pas orëve shtesë të papaguara nga viti 2016 dhe ndalimit të transferimeve pa kriter të efektivëve jashtë vendbanimit, Avokati i Popullit i kërkon qeverisë që policët që punojnë në kushte të vështira tu ofrohet shërbimi i trajtimit psikologjik. Sipas avokatit kjo ven për shkak të natyrës së misionit që ata kryejnë dhe orareve të zgjatura në punë.

Pas orëve të punës shtesë të pa paguara që nga viti 2017 për efektivat e Policisë së Shtetit, shkarkimet e padrejta nga puna, Avokati i Popullit ngre alarmin dhe për kushtet e vështira të punës së efektivëve.

Në një dokument të siguruar nga RTV Ora thuhet se ndërkohë që Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme janë në borxh me mijëra efektiva për orët shtesë, ata punojnë në kushte të vështira për shkak të stresit dhe të ngarkesës psikologjike.

Sipas dokumentit kjo vjen nga natyra e misionit që ata kryejnë por dhe nga orari i zgjatur i punës.

Duke u nisur nga këto kushte avokati kërkon që për efektivët e policisë të cilët kanë ngarkesë në punë tu ofrohet shërbimi i trajtimit psikologjik.

Gjatë vitit 2019 janë të paktën 4 raste kur efektivët e policisë, në kushte të vështira psikologjike kanë përdorur armën e shërbimit, duke u përshirë në incidente të ndryshme.

Një tjetër pikë kritike që Avokati i Popullit kërkon të zgjidhet është dhënia e trajtimit financiar për punë të dëmshme efektivëve.

Bazuar dokumentit, shumë punonjësve u është hequr trajtimi financiar për punë të dëmshme për shëndetin.

Kjo ka bërë që mbi 500 punonjës të mos trajtohen financiarisht në masën 7 mijë lekë në muaj në një kohë që punonjësit e tjerë të administratës e publike e përfitojnë këtë trajtim.

Më herët RTV Ora publikoi dokumentin ku Avokati i Popullit i kërkon kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Lleshaj që të paguajnë orët shtesë të punës së efektivave të policisë të cilat janë të prapambetura që nga viti 2017, por dhe të ndalohen transferimet e paligjshme jashtë vendbanimit të policëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat