Zjarr në Maliq, u rrezikuan disa ndërtesa

Shqipëria

Zjarr në Maliq, u rrezikuan disa ndërtesa

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:30
Foto

Një stallë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit.

Flakët janë përhapur shumë shpejt dhe disa ndërtesa kanë qenë në rrezik serioz nga djegie.

Fatmirësisht, deri tani nuk janë raportuar lëndime në njerëz, por ka pasur dëme të shumta në bazën ushqimore.

Zjarrfikësit e Maliqit, Korçës e Pogradecit kanë ndërhyrë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Stalla e djegur është në pronësi të Novrus Dautllari, dhe nga vëzhgimet paraprake mendohet se zjarrvënia ka qenë aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat