Lame me toka në bregdet? Kreu i Kadastrës: Mbetem fshatar i maleve, nuk kam asnjë guralec

Shqipëria

Lame me toka në bregdet? Kreu i Kadastrës: Mbetem fshatar i maleve, nuk kam asnjë guralec

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 07:54
Artan Lame

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka mohuar çdo akuzë se zotëron prona në bregdetin shqiptar.

I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit në RTV Ora, Lame tha se nuk ka asnjë guralec në bregdet.

Ai shtoi se me pronat në jug bëhen shumë trafiqe.

Artan Lame: "Po të kalosh në Llogara dëgjon lloj lloj fjalësh për tokat e Lames në bregdet. Mua përgjithësisht nuk më pëlqen bregdeti. Në thelb mbetet fshatari i maleve. Nuk më pëlqen bregdeti dhe as nuk e kam ëndërruar dhe nuk e ëndërroj të kem një shtëpi në bregdetin e jugut. 

Aty bëhen aq shumë trafiqe, historira me njëri-tjetrin dhe dikush mundohet të mbrohet, dikush mundohet të hapi llafe. Kam dëgjuar disa raste, kjo është toka e Lames. Nuk kam asnjë, ore as një guralec. 

Ju them të gjithëve, vazhdoni punët tuaja në ato toka se nuk janë të Lames. Jua thonë ose për t'ju larguar ose për diçka tjetër. Nuk kam fare lidhje. Jam fshatar pa tokë në bregdet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat