Makina përplas për vdekje një kalimtar

Shqipëria

Makina përplas për vdekje një kalimtar

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:35
Lezhë

Një i ri ka humbur jetën mengjesin e sotëm pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Shtetasi që ka humbur jetën është këmbësori F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit E. M, 19 vjeç.

Lezhë / Informacion paraprak

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat