Drogë, armë dhe municione luftarake, arrestohen tre persona në Pukë

Shqipëria

Drogë, armë dhe municione luftarake, arrestohen tre persona në Pukë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Policia e Pukë ka njoftuar me anë të një njoftimi për media, se janë vënë në pranga tre persona si dhe është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit.

Të arrestuarit akuzohen për veprat: “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”

Njoftimi i Policisë

Pukë

Finalizohet operacioni i koduar “Arat”.

Operacioni për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen drogë, armë e municion luftarak.

Në pranga tre shtetas.

Procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”, shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.

Si dhe është proceduar penalisht  shtetasi M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre shtetasit e lartpërmndur .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pukë për veprime të metejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat