Pas protestës në Laknas policia shoqëron disa persona, u akuzuan nga investuesi

Shqipëria

Pas protestës në Laknas policia shoqëron disa persona, u akuzuan nga investuesi

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:07
Foto

Banorët e Laknasit kanë dalë për herë të katërt në protestë më anë të së cilës kundërshtojnë ndërtimin e një objekti në një zonë të pyllëzuar pranë tyre. Ata deklarojnë se policia ka shoqëruar disa persona në komisiariat, të cilat sipas tyre nuk ishin të pranishëm në protestë.

Disa banorë të Laknasit që protestuan të shtunën kundër ndërtimit pranë shtëpive të tyre janë shoqëruar në polici gjatë natës.

Shoqërimi u bë pas denoncimit për dhunë nga ana e biznesmenit që do të ndërtojë në këtë zonë.

"Kanë ardhur njerëzit në orën 3 të mëngjesit në shtëpi, djali im që ishte gjithë ditën në punë ka ardhur në mëngjes në shtëpi, erdhën dhe e morën. Hajde, thanë, se ke emrin në polici.Fëmijët u trembshin, se i ka jetimë. Pronari ka thënë se i janë thyer xhamat e makinës dhe jam kërcënuar me jetë, kur asgjë nuk është bërë."

"Ne nuk kemi të drejtën e fjalës se vjen policia e shtetit. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti për të na mbrojtur, shteti na merr dhe arreston. Unë jam futur brenda katër herë, mbrëmë më kanë marrë tre çunat e vëllait."

Sipas tyre kontradiktor mbetet fakti se banesat e tyre nuk janë legalizuar për shkak të afërsisë me Bregun e Lumit, ndërkohë që Bashkia ka miratuar ndërtimin e një biznesi.

"Nuk na i kanë bërë legalizimet se është në breg të lumit dhe nuk lejohet, ajo pritet të ndërtohet atje."

Banorët shprehen se do ta ndalojnë me çdo kusht ndërtimin e objektit, që sipas tyre do të jetë një thertore.

"Ne këtë vend do ta mbrojmë me gjak, nuk duam thertore fare këtu."

"Dy-tre veta do të rrinë këtu çdo ditë për verifikim."

Ndër të tjera ata shprehen se ndërtimi i këtij objekti do të sjellë ndotjen e mjedisit dhe do të lërë fëmijët pa një ambient ku mund të argëtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat