Merr flakë makina tek sheshi “Shqiponja”

Shqipëria

Merr flakë makina tek sheshi “Shqiponja”

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:42
Foto

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja”.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se makina i përkiste shtetasit K.H. Fatmirësisht njoftohet se nuk ka dëme në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje,automjeti në pronësi të shtetasit K.H.

Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat